Shpërthimi i gazit në Velipojë, humb jetën një nga vajzat e plagosura





Një nga vajzat e familjes Gjoka ka humbur jetën gjashtë ditë pasi u plagos nga shpërthimi i bombolës së gazit në hotelin në Velipojë. Bëhet fjalë për 19-vjeçaren Daniela Gjoka. E reja po kurohej në Itali për trajtim më të specializuar pas djegieve të rënda, por për fat të keq humbi jetën. Ndërkohë, të plagosura janë edhe nëna e saj Alketa Gjoka dhe dy fëmijët e tjerë, djali 12 vjeç E.Gjoka dhe vajza tjetër K.Gjoka 15 vjeçe. Edhe këta të fundit ndodhen për kurim në Itali.

Hoteli 3-katësh në Velipojë i familjes Gjoka u përfshi nga flakët më 4 Korrik për shkak të rrjedhjes së gazit te një bombol 3-5 kg. Kati i parë i ndërtesës u shkrumbua thuajse tërësisht. Për këtë ngjarje tra.gjike u arrestua disa ditë më parë tregtari i gazit për shkelje të kushteve tekniko-ligjore. /News31

.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *