Policia ka bere me dije detajet e para nga shperthimi ne pusin e pompimit te naftes ne Fier. Mallakastër
Informacion paraprak Sot rreth orës 07:30, në vendin e quajtur “Qafa e Kashit”, në një firmë private nafte, gjatë procesit të punës, në tubacionin e furnizimit ka marë flakë në sipërfaqe një depo e dekantimit të naftës. Për pasojë ka marë djegie sipërfaqësore një punëtor i kësaj kompanie, shtetasi V. B., rreth 50 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here