Sinoptikanët: Nga e hëna ulje të temperaturave

Shqipëria është përfshirë nga temperatura të të nxehtit afrikan. Muaji Maj e ka mbërthyer vendin me temperatura tipike të verës

Por sipas sinoptikanëve duke filluar nga e hëna sërish do të rikthehemi në pranverë me temperatura më të ulta.

Për ata që presin të shijojnë detin, mesjava do të riktheje temperaturat e larta deri 30 gradë.

Maji do të vijojë me temperatura tipike për muajin, duke patur herë pas here edhe episode të shkurtra të të nxehtit afrikan.

“Sa i përket fillimit të muajit maj do mbetet në ditët e para në impaktin e këtyre rrymave nga Saharaja të cilat do sjellin dhe rërën sahariane.

Fundjava, sot do ketë sistem vranësirash e nuk përjashtohen reshjet e pakta por temperaturat mbeten të larta”, tha meteorologia në RTSH, Rezarta Xhakollari.

“Temperaturat do mbeten të larta sot në zonat malore deri 28 gradë e në zonën e ulët deri 30 gradë. Të dielën e më tej do kemi stabilitet të kushteve atmosferike, mot me kthjellime e vranësira e temperaturat do zbresin me 5-6 gradë”.

Sipas meteorologes në 10 ditëshin e parë të muajit Maj pritet mot i paqëndrueshëm me reshje shiu të herëpashershme e temperatura që do vijnë duke zbritur gradualisht. 

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here