Shqiptarët duhet të ndihen krenarë, renditja në vendin e tretë në Eurovision na emocionoi të gjithëve –

Anxhela Peristeri ka mbyllur konkurrimin në Eurovision me këngën “Karma” dhe komentet gjatë ditëve të fundit kanë qenë mjaft pozitive për të. Sot ishte dita e votimit dhe Anxhela mori shumë pak pikë nga juria, vetëm 22. Nga publiku mori 35 pikë dhe u rendit në vendin e 21-të.

Nuk pritej aspak, pasi Shqipëria nuk mori pikë as nga vendet fqinje si Greqi, Italia e Maqedonia, që kanë një numër të madh shqiptarësh. Malta i dha pikët e plota Anxhelës, ndërkohë që edhe San Marino, Danimarka dhe Anglia dhanë pikë për këngëtaren shqiptare.

Në Shqipëri pikët e plota kanë shkuar për Gjon’s Tears, që mori 12 pikë. Këngëtari shqiptar ishte më i votuari nga juria, me 267 pikë, para këngëtares Barbara Pravi me këngën “Voila”, që mori 248 pikë.

Gjithsesi në fund Italia ka përfituar nga votat e publikut dhe ka fituar Eurovision me këngën “Zitti Buoni”, duke lënë pas Francën dhe Zvicrën e përfaqësuar nga këngëtari me origjinë shqiptare.

PIKËT E GRUMBULLUARA NGA ANXHELA PERISTERI PREJ JURISË– San Marino (2 pikë), Malta (12 pikë), Danimarka (7 pikë), Anglia (1 pikë)

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *