“Shqiptarët po varfërohen çdo ditë”, Malaj: Kostoja e jetesës shumë e lartë!

Shqipëria do bëhet më e pasur, por shqiptarët do bëhen më të varfër pasi do rritet kostoja e jetesës. Kështu është shprehur ish ministri i Financave Arben Malaj, i cili theksoi se paraja kriminale po shkakton një bum ndërtimesh në vendet e rajonit, sidomos në vendin tonë.

Në një intervistë për Syri Tv, Malaj komentoi analizën e ‘The Economist’, kur theksoi se ajo është një analizë shumë e mirë, pasi nënvizon se kostot po i vuajnë shqiptarët, që nuk po përballojnë jetesën.

“Rritja e çmimeve, qoftë të shtëpive, qoftë të qirave, është një kosto shtesë, pasi nuk konkurrohet paraja kriminale.

A është toleruar kjo sepse ekonomia ishte duke ngecur? Kjo na kujton ato historitë e vendeve të dobëta, ku grupet kriminale marrin funksionet e shtetit. Rreziku më i madh është se nuk mund të kesh akses te paraja kriminale pa kriminalizuar politikanët.

Rritja e kostove ia bën më të vështirë jetesën shumicës së popullsisë. Shqipëria do bëhet më e pasur, por shqiptarët do bëhen më të varfër pasi do rritet kostoja e jetesës”, deklaroi Malaj.

.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *