Seriali brazilian “El Clone”, ka qenë një nga serialet që bëri bujë në të gjitha trojet shqiptare.

Dashuria për këtë serial ka qenë aq e madhe sa u krijuan edhe produkte ushqimore më fotografitë e tyre.

Aktorja Giovanna Antonelli, e njohur si Zhadja pati mbërthyer shqiptarët pas televiziorit, duke fituar njëkohësisht edhe simpatinë për protagonisten kryesore.

Në fotot e publikuar nga aktorja, duket se nuk ka ndryshuar shumë që nga transmetimi i “Zhades”. Ajo paraqitet me një stil klasik, të bukur dhe duket tepër ekstravagante.

https://www.instagram.com/p/COIqJPABfe2/?utm_source=ig_embed

Tashmë, 45-vjeçarja nga fotot e publikuara në rrjetin e saj Instagram, lë përshtypjen e një vajze të re 20 vjeçare, dhe nuk tregon për moshën e saj. Përkundrazi, aktorja Giovanna Antonelli i ka hedhur pas vitet dhe shfaqet me plot stil dhe po aq e bukur si në serialin “El Clone”.

Së fundmi, aktorja e serialit “Zhadja”, Giovanna Antonelli, ka postuar një video në rrjetin e saj social Instagram për 13.5 milionë ndjekësit e saj, në të cilën shfaqet në palestër dhe duket më në formë se kurrë më parë.

https://www.instagram.com/reel/COTskzAn5tv/?utm_source=ig_embed

Vallë, a duhet të jetë palestra sekreti i bukurisë së përjetshme rinore të 45-vjeçares Giovanna Antonelli?!/Konica




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here