Një shqiptar është kthyer në një hero në Itali, pasi ka shpëtuar një të moshuar nga mbytja në ujërat e rrëmbyera.

Shqiptari është identifikuar vetëm si Agim i cili pa situatën kritike ku ishte italiani, gati për t’u rrëmbyer nga vërshimi i ujit.

Ky i fundit ishte kapur pas një gardhi, ndërsa makina e tij ishte përmbytur nga stuhia.

Shqiptari njoftoi autoritetet dhe më pas u fut vetë në ujin e turbulltë.

Ai mori një litar të gjatë të cilin nga njëra anë ia dha ta mbajë fortë italiani, ndërsa anën tjetër e lidhi te traktorit që ta tërhiqte.

Mediat lokale raportojnë se Agimi është një shqiptar që ka mbërritur në Itali 23 vite më parë me gomone. VIDEO

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here