Miranda Markja e cila dyshohet se v.rau vjehrrën pasditen e së shtunës në fshatin Burim të Maqellarës, në Dibër, ka refuzuar të flasë në Polici.





Familjarët e saj, kane treguar për grupin hetimor, se ajo vuan nga probleme psikologjike.





Sipas Policisë lokale, 74-vjeçarja është ma.sakruar pasditen e së shtunës dhe se ngjarja është raportuar në Polici me shumë orë vonesë.





Po ashtu, mësohet se 44-vjeçarja që shkaktoi tr.agjedinë kishte probleme psikologjike dhe se në momentin e kr.imit dy gratë ishin të vetme në shtëpi.

Në momentin që Komisariati i Policisë është informuar për krimin brenda familjes, ka dërguar në Maqellarë efektivët, të cilët kanë kryer arrestimin e Miranda Markjas, e akuzuar për “vr.asje me dashje”.





Po ashtu pranë banesës, efektivët e Rendit gjetën dhe sekuestruan thi.kën, me të cilën nusja v.rau vjehrrën.

Burimet shtojnë se gjashtë orë pas ekz.ekutimit të vjehrrës nusja i ka telefonuar bashkëshortit, i cili shiste në tregun e qytetit, duke e njoftuar për ngjarjen e ndodhur.





Djali i Nazmie Markjas sapo ka marrë lajmin është kthyer me urgjencë në shtëpi dhe e ka gjetur nënën të p.ajetës. Ndërkohë, në banesë ka gjetur gruan e tij, e cila as fliste as reagonte pas ngjarjes.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here