Shtëpia e Doktor Polenkës bllokim si ndërtim pa leje në Korçë, ja çfarë ndodh me banesën e shpallur Monument Kulture



Një nga banesat që mbart historinë e Korçës, jo vetëm si ndërtim karakteristik por edhe për faktin që simbolizon dinastinë e mjekësisë në këtë qytet, ajo që njihet si shtëpia e Doktor Polenkës, këto ditët e fundit është bërë objekt ku prania e Policisë të shtetit dhe Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ( IKMT) kanë bërë zhurmë.

Shkaku ka qënë një ndërhyrje restauruese në këtë banesë, por e konsideruar si shkelje nga struktura përgjegjëse shtetërore që pretendojnë se janë kryer punime pa leje në një objekt të shpallur Monument Kuluture.

“Po, është e vërtetë, në shtëpinë e Doktor Polenkës ka ndërhyrë këto ditët e fundit Policia e shtetit dhe IKMT duke i konsideruar si të paligjëshme punimet që po kryhen atje” i thanë Korça Report burime zyrtare nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kombëtare.

Në banesën e shpallur Monument Kulture i kategorisë së dytë, rezulton se janë kryer punime pa leje rreth 2 muaj më parë, ndërsa reagimi i strukturave shtetërore përgjegjëse ka ardhur këto dy ditët e fundit.

‘Në banesën monument kulture të Doktor Polenkës me disa pronarë, janë kryer disa punime që konsiderohen pa leje, të cilat janë pezulluar’ sqaruan burime nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kombëtare.

Shumë zhurmë për asgjë, apo diçka që dhemb në trashëgiminë e Korçës në banesat e saj të shpallura Monument Kulture? Nga njëra anë disa pronarë të banesës, dhe nga ana tjetër ndërhyrja me Policinë e Shtetit dhe IKMT-në, thjesht I shton një traumë të panevojshe historikut që mbart shtëpia e Doktor Polenkës.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *