Shteti ka shumë gabime, kemi frikë për veten dhe fëmijët… Flasin pushuesit në Velipojë –



Velipoja është zgjuar ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë, ku pas një konflikti për shezlonget e plazhit, kanë mbetur të vra.re 4 persona dhe 2 të tjerë janë pla.gosur. Debati ka nisur në orën 00:30 mes familjeve Verracaku dhe Gocaj, të cilat kanë hotele rreth 50 metra larg njëri-tjetrit. Pronarët debatuan në lidhje me ndarjen e hapësirës së plazhit ndërsa në konflikt u përfshinë edhe punonjësit.

Ndërkohë, lidhur me ngjarjen e rëndë, pushuesit e zonës shprehen se janë tmerruar nga ajo që ndodhi dhe bën thirrje që shteti të ndërhyjë. Sot erdhëm. Nuk është se kemi dëgjuar lajme. Duhet të ruhemi tashmë. Ne kemi ardhur për të pushuar, jo për krisma.”

”Jemi ndjerë shumë keq. Nuk kemi pasur frikë, por kemi reagime ndaj këtyre që nuk i kanë drejtuar këto shezlonget. Apeli im është që qeveria ose bashkia të rregullojë këtë çështje.”

”E rëndë shumë kjo ngjarje. Iku familja kot. Unë i dëgjova të shtënat. Unë jam edhe me zemër e tension. Jam trembur shumë më kapi tensioni, mendova se do na vrasin. Më tha djali mos dil jashtë. Shteti ka shumë gabime. Kemi frikë për veten dhe fëmijët.”



Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *