Shtohen kapacitetet ushtarake të Shqipërisë, brenda vitit 2023 pritet të marrim helikopterët “Black Hawk”

Qeveria shqiptare pritet të marrë brenda vitit 2023 helikopterë “Black Hawk” si pjesë e shtimit të kapaciteteve ushtarake. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i Zyrës së Bashkëpunimit për Mbrojtjen në Ambasadën e SHBA, Erol Munir. 

Në një intervistë për “Euronews”, ai tha se në bazën e Kuçovës tashmë janë vendosur raketahedhëset “Patriot”, të cilët janë fjala e fundit e teknologjisë së sigurisë ushtarake.

Munir tregoi se në stërvitjen “Defender 21” morën pjesë forca nga 26 vende të ndryshme të botës, të cilat erdhën në Shqipëri me armatime të ndryshme detare, tokësore dhe ajrore.

Ai tha se 12 helikopterë “Black Hwk” ishin pjesë e stërvitjes dhe më tej njoftoi se së shpejti helikopterë të tillë do të ketë edhe Shqipëria.

“Shqipëria do të marrë dy helikopterë Blakc Haëk në vitin 2023,” – tregoi Munir.

.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *