Shtohet misteri, si humbi jetën pasi mori vaksinën kineze e moshuara nga Berati

0
52






Mbetet mister shkaku i vd ekjes së 74 vjeçares nga Berati një ditë pasi mori vaksinën kinenze Sinovaks.

Mjekja, Kamela Musa që ka ndjekur të moshuarën Donika Babunja, tregon me detaje nga momenti kur e moshuara shkoi në qendër për tu vaksinuar deri në momentin kur kishte shkuar në shtëpi dhe e kishte gjetur të vdekur.

“Pacientja më 30 mars është paraqitur për të aplikuar vullnetarisht vaksinën.

Bashkë me bashkëshortin qëndroi për 20 minuta, pa shfaqur asnjë shenjë reaksioni dhe u largua bashkë me këshillat e ndjekjes së vaksinimit.

Ditën e nesërme në 31 mars në orën 8:30 u kontaktova nga i shoqi për të më thënë se në mbrëmje kishte pasur të vjella dhe dhimbje barku. E vizitova, i dhashë terapinë dhe u largova.

Pas dy orësh më komunikoi që ishte më mirë. Në orën 16:00 më merr bashkëshorti e më thotë e shoqja ishte e paqejf. Në 16:15 e gjeta të vdekur pa puls e pa frymëmarrje.

Duke qenë se nuk e përcaktoj dot shkakun e vdekjes e referoj për autopsinë

Bashkëshorti e refuzoi në mënyrë kategorike autopsinë. Më shkruan një deklaratë që nuk pranon autopsinë, largohet 127 që kishte ardhur të merrte trupin dhe me kaq u mbarua puna.

Shkaku i vdekjes i vendosur në diagnozë është vdekje e papritur, shkak i panjohur.”

Donika Babunja dhe bashkëshorti i saj Kujtim Banunja, kishin shkuar për të bërë dozën e parë të vaksinës kineze Sinavaks mesditën e së martës në Qendrën Shëndetësore nr.2 në lagjen “10 Korriku” në qytetin e Beratit.

.






LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here