Edmond Breshani, shefi i Reaminacionit në Spitalin e Fierit në një prononcim për media ka zbuluan gjendjen shëndetësore të tret ë plagosurve nga aksidenti ku humbën jetën 4 persona të një familje. Tre të rinjtë ishin në makinën tip Audi dhe përplasën makinën Toyota, duke shkaktuar vde.kjen e 4 anëtarëve të një familje. Breshani tha se të rinjtë Igli Madani, Glori Selimi dhe Fabio Lamaj kanë dëmtime në trup, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Edmond Breshani: Pacientët janë në gjendje stabël, në momentin e parë i kemi bërë scaner dhe njëri prej tyre ka dëmtime cervikale me lusacion, pa dëmtime metulare, pacienti tjetër ka  shembje të të tërë trupit dhe njëri nga ata është në gjendje më të lehtë me dërmishje në pjesën e fytyrës.

Dy prej pacientëve do t’i transportojmë në spitalin e Traumës në Tiranë sepse njëri është më i rrezikuar sepse ka dëmtime të vertebrave cervikalë.

Pacienti tjetër nuk do shtrohet, mori një trajtim ambulator dhe do jetë i lirë nga ana mjekësore. Pacientët janë koshientë me respiracion. Kanë shfaqje të panikut, këto që janë post-traumatike, ndërsa ata që kanë ndërruar jetë nuk kanë ardhur në repartin e kirurgjisë.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here