Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar disa foto të ekipeve të vëzhguesve që janë shpërndarë në qendrat e numërimit të votave në gjithë vendin dhe thotë se monitorimi do të vijojë deri në fund të gjithë procesit.

“Ne vazhdojmë të qëndrojmë me popullin shqiptar ndërsa të gjithë presim rezultatet me padurim”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane.

Kujtojmë që edhe vetë ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ndodhet në terren duke monitoruar numërimin e votave në disa qendra.

POSTIMI I PLOTE

Ndërsa numërimi i votave të partive është në përfundim, ekipet e vëzhgimit të Ambasadës sonë po vazhdojnë të monitorojnë në të gjithë vendin dhe do ta bëjnë këtë deri në fund.

Ne vazhdojmë të qëndrojmë me popullin shqiptar ndërsa të gjithë presim rezultatet me padurim. #KrahperKrah

178601167_10158216725230838_1972110949374883937_n178604830_10158216724715838_2635402467068868516_n178486748_10158216725080838_6259226194233879698_n


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here