Si do e quajnë vajzën Princ Harry dhe Meghan? Zbulohen emrat e tyre të preferuar

Nga njëra anë deklaratat e bujshme nga ana tjetër pritja e fëmijës së dytë- Meghan Markle dhe princ Harry janë në qendër të vëmendjes prej muajsh. Së fundmi, në media po komentohet gjatë rreth emrit që ata do zgjedhin për vajzën e tyre e çdo ditë zbulohen opsione të reja. Deri tani është thënë se emrat Diana dhe Elizabeth janë në listën e çiftit teksa ditën e sotme listës i janë shtuar edhe disa emra të tjerë. Arsyeja? Vetë Meghan dhe Harry kanë shprehur publikisht pëlqimin për emrat Amy, Lily dhe Harriet.

Ndërkohë, një opsion që po përflitet prej kohësh është Philippa në nder të Princ Philip që u nda nga jeta disa javë më parë. Po ashtu, Philippa është quajtur edhe gruaja e King Edward III, njëkohësisht, mbretëresha e parë me ngjyrë e Anglisë.  Kujtojmë se emri Archie, i djalit të tyre, nuk ishte përmendur kurrë deri kur çifti mbretëror konfirmoi ardhjen e tij në jetë e gjasat që të ndodhë e njëjta gjë me vajzën e tyre janë të mëdha.

/News31

.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *