Për ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qendrueshme.

Do të mbizotërojnë orët me diell në pjesën më të madhe të vendit, vranësirat parashikohen të pakta kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut 1-10m/sek, shoqëruar me nje valëzim në dete të forcës 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

zonat malore 8 deri në 25ºC

zonat e ulëta 12 deri në 28ºC

zonat bregdetare 11 deri në 28ºC


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here