Si e mora rolin e jetës, mendoj se ka ndikuar… – Korrieri.net


Aktori i njohur Guljelm Radoja humbi sot betejën me COVID në spitalin “Shefqet Ndroqi”, duke pikëlluar familjen, miq, shokë, kolegë dhe gjithë opinionin publik.

Por në vitin 2016, për emisionin “Përballë”, Radoja tregoi sesi e mori rolin që e bëri të njohur për të gjithë shqiptarët, atë të Petro Nini Luarasit.

“Përgojesha korridoreve, si na e mori ai shkodrani, ai maloku xha Petrom. Ka dy gjëra. O vërtetë komisioni e pa që unë isha Petro, o ka ndikuar në marrjen e këtij roli profesori im që ishte nipi i Petro Ninit, Alfred Guçi. Atëkohë ishte ministri i Kulturës. Kishte konstatuat tek unë një natyrë me cepa. Në natyrën time kjo më ka ndihmuar shumë. Unë e përjetoj në çdo hap timin. Petro u përgatit duke folur gjatë me profesorin tim, duke lexuar veprat për të,”-tha Radoja.

 

 


Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *