Tre djemtë e mbetur të lenduar si pasojë e ngjarjes rrugore të ndodhur këtë të premte në aksin Levan-Vlorë, janë jashtë rrezikut për jetën.

Shefi i repartit të Reaminacionit Edmond Breshani, tha se dy prej tyre do të transferohen gjithsesi në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ndërsa i treti do të mund të dalë brenda ditës.

“Pacientët janë në gjendje stabël, në momentin e parë i kemi bërë skaner dhe njëri prej tyre ka dëmtime të vertebrës, pacienti tjetër ka shembje të të tërë trupit dhe njëri nga ata është në gjendje më të lehtë me gërvishtje në pjesën e fytyrës.

Dy prej pacientëve do t’i transportojmë në spitalin Ushtarak në Tiranë sepse njëri është më i rrezikuar.

Pacienti tjetër nuk do shtrohet, mori një trajtim ambulator dhe do jetë i lirë nga ana mjekësore.

Pacientët janë koshientë me respiracion.

Kanë shfaqje të panikut, këto që janë post-traumatike, ndërsa ata që kanë ndërruar jetë nuk kanë ardhur në repartin e kirurgjisë”, ka thënë mjeku.

Igli Madani 22 vjeç, Fabio Lamaj 21 vjeç dhe Glori Selimi 24 vjeç, u aksidentuan sot.

Nga përplasje e makinës së tyre me një tjetër mjet tip “Toyota” me targa greke në autostradë, humbën jetën katër pjesëtarët e të njëjtës familje, prindërit dhe dy vajzat e mitura, 14 dhe 9 vjeç.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here