Si hotel me 5 yje, ky është “spitali” luksoz ku do të kurohet Donald Trump

0
28

This post has already been read 23 times!

Presidenti i Amerikës, Donald Trump është tashmë i shtruar në Qendrën Kombëtare Mjekësore Walter Reed, ku po trajtohet pas infektimit me koronavirus. Trump do të jetë në duart e rreth 7,000 anëtarëve të stafit, duke përfshirë disa nga mjekët më të njohur të vendit. Mësohet se Presidenti do të qëndrojë edhe në Suitën Presidenciale, një pjesë e së cilës e kthyer në spital.

“Spitali” është një nga gjashtë dhomat e veçanta të pacientëve të rezervuar për oficerë të rangut të lartë ushtarak dhe anëtarët e kabinetit të Shtëpisë së Bardhë. Suita është e pajisur posaçërisht me pajisje mbrojtëse dhe mjete komunikimi të cilat do të përdoren nga presidenti. Njoftimi u dha nga Connie Mariano, i cili shërbeu si mjek i dy presidentëve George HW Bush dhe Bill Clinton, si dhe ishte drejtor i Njësisë Mjekësore të Shtëpisë së Bardhë.

Siç shihet edhe nga fotot ‘spitali’ është luks nga brenda, çka të jep përshtypjen e një hoteli me 5 yje dhe jo të një spitali. Shtëpia e Bardhë tha se Trump do të jetë ‘duke punuar’ nga Suita Presidenciale gjatë një qëndrimi prej ‘disa ditësh’, por shumë spekulojnë se shtrimi në spital i tij sugjeron që presidenti është shumë më i sëmurë sesa deklaratat zyrtare.

/RDA News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here