Si ikin viten?! Nuk do e besoni dot se si duket tani vogëlushi shqiptar që këndoi ”Qingji i vogël rri mendueshëm”

0
31

This post has already been read 25 times!

A e mbani mend Pëllumb Hajdarin, vogëlushin që këndon këngën për fëmijë “Qengji i vogël”? Ai sot është rritur dhe është kthyer në studion e emisionit “Ftesë në 5”.

Pëllumbi tha se kënga ka pasur sukses tepër të madh dhe për këtë ndihet shumë mirë. Por një video tejet interesante është duke qarkulluar së fundmi në rrjete sociale.

Në të shfaqen disa vogëlushë japonezë duke kënduar në kor këngën “Qengji i vogël”, të kënduar më parë nga Hajdari. Pëllumbi mendon se vogëlushët aziatikë i ka tërhequr harmonia që mbart kënga, por edhe klipi i këndshëm.

Ndërsa për të ardhmen, Pëllumbi thotë se aktualisht është duke ndjekur studimet e larta, e më pas nuk mund të përjashtohet një karrierë në muzikë.

“Për mua ka qenë shumë çudi, nuk kanë shumë rëndësi numrat, por kur rritesh dhe e shikon janë numra të mëdhenj (flet për shikueshmërinë e këngës në rrjete sociale). Tani që kam filluar të rritem është më pak, por është ndjenjë e mirë të të njohin (flet për reagimet e njerëzve në rrugë). Unë s’e kam gjetur, ma ka gjetur një shok dhe ma dërgoi (flet për këngën “Qengji i vogël”, kënduar nga fëmijët japonezë). Unë e postova në Instagram dhe i bëra tag autorit dhe nisëm komunikimin në Instagram. Mendoj që është një harmoni e këngës, klipit, është shumë interesant, ka qenë edhe klipi për të krijuar këtë harmoni. Më kanë thirrur, djali im ka qejf shumë a ja këndon pak dhe ja kam kënduar pa pagesë. Këngën nuk e kam përjashtuar për të ardhmen time, por aktualisht jam i përqendruar te studimet”, tha Pëllumbi.

/RDA News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here