Si më shpëtoi dr. Ilir Peposhi nga kthetrat e Covid-19

0
8






Halil Rama

Ndoshta jam i njëmijti, i njëmijëepesëqinti…apo edhe i mbi pesëmijëenjëjti pacient që munda të shpëtoj nga kthetrat e Covid 19, falë konsulencës dhe përkujdesjes maksimale të Dr.Ilir Peposhit.

Përvoja e gjatë gati 30 vjeçare në gazetari e shkrimtari më ka mundësuar krijimin e miqësive me dhjetra personalitete të mjekësisë shqiptare, profesorë, doktorë të specialiteteve të ndyshme…Por ditën që rashë në kllapinë e kësaj flame, dhe kur skaneri më nxori me mbi 50 përqind të mushëkërisë së dëmtuar dhe po përjetoja komlikacione të ndryshme me kollë të ashpër e temperaturë të lartë, emri i parë që më ra ndërmend qe Dr.Ilir Peposhi.

I pamundur të komunikoj vetë, im bir Bledari ia prezanton gjendjen time Dr.Ilirit në WhatsApp. Dhe menjëherë pasi njihet me analizat e konkluzionet e skanerit dr.Peposhi sjell rekomandimin e pare për javën e parë…Më pas vijoi intensivisht komunikimi i djemve të mi, Bledit e Arlindit me dr.Peposhin, i cili tregoi përkushtim maksimal dhe profesionalizëm të lartë në trajtimin e sëmundjes…. Dhe jo në një apo dy-tri ditë, por plot katër javë. Infeksioni në mushkëri, më shkaktoi edhe uljen e nivelit të oksigjenit e në këto kushte për ditë të tëra u ndodha në terapi intensive duke marrë oksigjen nga dy aprate oksigjenimi, nëpërmjet tubave në hundë.

Nuk është rastësi që nr. i tij në WhatsApp të jetë online non stop, thuajse gjatë 24 orëve….Ndaj dhe mirënjohja si shprehja më e bukur e karakterit të njeriut, në rastin tim, si edhe të qindra e mijëra pacientëve që ka shëruar e po shëron i takon dr.Ilir Peposhit, këtij personaliteti që zë vend nderi në historikun e spitalit universitar “Shefqet Ndroqi”, ku ai shërben prej vitesh shef i shërbimit të Bronkoskopisë. Për 15 vjet si mjek Specialist Pneumolog&Bronkosopi Diagnostike dhe Terapeutike, Ai është bërë një ndër emrat më të njohur në këtë fushë të mjeksisë shqiptare

Dikush mund të mendojë se për trajtimin e të sëmurëve me covid -19 tashmë ka protokolle të gatshme… Ndoshta është edhe kështu, por unë që provova gjendjen e rëndë konstatova me bindje se vetëm një mjek specialist me talent të rrallë e humanizëm të spikatur si Ilir Peposhi bën çudira në raste të tilla….Nuk është rastësi që nr. i tij në WhatsApp të jetë online non stop thuajse gjatë 24 orëve….Ndaj dhe mirënjohja si shprehja më e bukur e karakterit të njeriut, në rastin tim, si edhe të qindra e mijëra pacientëve që ka shëruar e po shëron i takon dr.Ilir Peposhit, këtij personaliteti që zë vend nderi në historikun e spitalit universitar “Shefqet Ndroqi”, ku ai shërben prej vitesh shef i shërbimit të Bronkoskopisë. Për 15 vjet si mjek Specialist Pneumolog& Bronkosopi Diagnostike dhe Terapeutike, Ai është bërë një ndër emrat më të njohur në këtë fushë të mjeksisë shqiptare.

Para katër vitesh ka fituar gradën “DOKTOR”, duke mbrojtur temën “VLERA E BRONKOSKOPISE NE PACIENTET ME TUBERKULOZ PULMONAR BK NEGATIV”, me Udhëheqës shkencor Prof. Dr. Perlat Kapisyzi.

Dhe jo vetëm kaq. Profesionalizmi dhe mendimi i tij i avancuar shkencor ka qenë evident dhe është vlerësuar nga personalitete të njohura në disa konferenca ndërkomëbare, kushtuar pneumologjistë e bronkoskopisë. Personaliteti dhe karakteri i tij në asnjë rast nuk devijoi, por u shpalos dinjitoz në funksion të zhvillimit dhe modernizimit të shkencave mjekësore. Ishte nga të parët që i fali shpirtin dhe zemrën ëndrrës së dëshiruar në vite. Në këtë përditshmëri Ai mbetet një nga figurat më interesante si përfaqësues i elitës intelektuale shqiptare.

Dr.Peposhi ka afro një dekadë e gjysëm në shëndetësi. Në duart e tij kanë kaluar me qinra e mijëra pacientë të cilët i kanë besuan shëndetin e tyre mjekut pneumolog ku prej shërbimit të marrë kanë qenë mjaft të kënaqur. Humanizmi i dr.Peoposhit ka qene evident në cdo hap të karrierës së tij. Ai ka qenë njësh me pacientin, i shkrirë në nevojën e tij duke iu gjendur sa herë i lypte nevoja. Vlerësimi për doktorian e talentuar dhe mjaftë të aftë.Dr.Ilir Peposhin, për çfarë Ai ka dhënë në profesionin e tij si mjek dhe si doktor i shkencave është i merituari dhe të tilla vlerësime nuk duhet të mungojnë për profesionistët.

Në këto radhë shprehje mirënjohje, nuk mund të lë pa përmendur gjithashtu edhe interesimin e përkujdesjen e dr.Spiro Vangjelit, mjekut që shërbeu me përkushtim e profesionalizëm në vendlindjen time, Muhurr nga ku gëzon respektin e bashfshatarëve të mi. Prej dekadash dr.Vangjeli shërben si mjek dhe si drejtor i Poliklinikës së Kombinatit… Janë dhjetra bashkëfshatarët e mi që jetojnë në kryeqytet, që ashtu si unë të prekur nga covid 19 janë ndjekur nga dr.Spiro deri në shërimin e tyre të plotë.

Përveç dr.Peposhit e dr.Spiros, nuk mund të lë pa i shprehur mirënjohje të veçantë ndihmës mjekut të talentuar Arjan Murataj, i cili mundësoi injektimin nga tre herë në ditë të medikamenteve të rekomanduara. Mua më takoi të përballem me këtë armik të padukshm, fill kur bota ka hyrë në vitin e dytë të një pandemi të paparë. Një armik që nuk e shohim me sy edhe pse në një maje të gjilpërës mund të ketë vend për 100 milionë grimca të këtij virusi. Dhe nuk do ta kisha fituar këtë betejë pa patur pranë thuajse çdo çast dr.Peposhin…,por edhe interesimin e vazhdueshëm të kryeinfermieres së miënjohur tashmë të spitalit Covid 1, Merita Ndreu –Sefa që shërben prej 23 vitesh në Spitalin Infektiv në Tiranë, si dhe të Dr.Arben Gjonej nga reparti i ortopedisë në Spitalin e Traumës.

Në kujtesën time do të mbetet vizita në shtëpi e interesimi i vazhdueshëm i Dr.Ahmet Durakut, nefrolog në QSUT, autor i studimit “COVID -19 godet edhe veshkat”.

Respekt dhe mirënjohje të veçantë për këta personalitete të mjekësisë shqiptare që shërojnë jetë njerëzish…

.






LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here