Opera “Don Giovanni”

Si sot 25 vite më parë, në 3 maj 1996, trupa e artistëve të Teatrit të Operës dhe Baletit prezantoi për publikun premierën e operës “Don Giovanni” të Mozart.

Në këtë premierë artistët shqiptarë bashkëpunuan me artistët austriakë duke e pasuruar repertorin e teatrit me një vepër të cilësuar e dimensioneve të mëdha.

Regjisori austriak i shfaqjes, Paul Flieder, do ta cilësonte këtë si një nga bashkëpunimet më të suksesshme dhe versionin e realizuar në Tiranë më të pëlqyerin nga ato që kish vënë më parë.

Burimi: Teatri Kombetar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor



Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here