Anxhela Peristeri, e cila përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion, do të këndojë sonte në natën finale.

Këngëtarja përfaqësohet me këngën “Karma”.

Anxhela Peristeri, disa orë para nisjes së evenimentit i ka kërkuar të gjithë shqiptarëve jashtë shtetit të marrin pjesë në votimet e Eurovision.

Secili mund të votojë me kodin 02 në numrin e shtetit përkatës dhe vota do të shkojë për Anxhela Peristerin.

Ndërkohë shqiptarët brenda Shqipërisë mund të votojnë në numrin 149101.

STATUSI NGA ANXHELA PERISTERI

“Sonte është nata finale e Eurovizionit.

Unë do performoj e dyta.

Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë mund të votojnë në nr e shtetit përkatës me kodin 02 në momentin që fillon votimi dhe nr i telefonit shfaqet në ekran!

Nga një telefon mund të votohet deri në 20 herë. Faleminderit shumë për mbështetjen! Ju dua”.

Shtetet e tjera që janë kualifikuar për në finalen e Eurovision 2021 janë Serbia, Bullgaria, Moldava, Portugalia, Islanda, San Marino, Zvicra, Greqia dhe Finlanda.

Mbrëmja finale e Eurovision 2021 do të mbahet të “Ahoy Arena” të Rotterdamit.

Një tjetër këngëtar shqiptar ka arritur të shkojë në këtë finale.

Bëhet fjalë për Gjon Muharremaj, i cili ka arritur të kualifikojë Zvicrën në natën finale të këtij evenimenti evropian.

Gjon Muharremaj konkurron për Zvicrën me këngën “Tout l’Univers”

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here