Një shqiptar i Kosovës i cili jeton në Gjermani humbi gruan e infektuar me Covid vetëm pak pas lindjes. Por kolegët e tij të ndërmarrjes Odenwäller nga Bruchköbel afër Hanau kanë filluar një fushatë ndihme për babain e ri i mbetur i vetëm me djalin e tij të sapolindur.





I riu nga Kosova humbi gruan e tij disa javë më parë dhe mbeti vetëm me një foshnjë të porsalindur. Fatkeqësia filloi në fillim të vitit kur të dy prindërit u sëmurën me koronavirus. Nëna e ardhme ishte shtatë muajshe kur u infektua, por gjendja e saj shëndetësore filloi të rëndohej edhe më tepër.





Kjo ishte arsyeja pse foshnja duhet të vinte në jetë me prerje cezariane emergjente në fund të janarit. Djali peshonte vetëm 980 gram në lindje, dhe pas prerjes cezariane, nëna e re u vu në koma artificiale në mënyrë që ajo të vazhdonteI të furnizohet me oksigjen.





Pavarësisht kujdesit mjekësor gjendja e saj po përkeqësohej dukshëm dhe qendroi në koma për dy muaj, deri sa më 15 mars humbi jetën pa e parë kurrë djalin e saj që kishte sjellë në jetë. Por fatkeqësia ra mbi babain e ve i cili duhet të punonte dhe tanimë të rriste i vetëm djalin e tij. Por kompania ku ai punon u tregua shumë bujare me të duke e mirëkuptuar nevojën e tij për ditë pushimi për t’u kujdesur për djalin.





Kolegët e tij ranë dakord që t’i dhuronin atij disa ditë pushimi të paguara dhe deri më tani ata kanë grumbulluar mbi 160 ditë pushimesh. Kompania ka rënë dakord t’i kalojë këto ditë pushimesh atij si ditë pushimi ose si mbështetje financiare. Mediat gjermane kanë njoftuar se atij do t’i paguhen ditët e pushimit me 200 euro dhe 100 euro si stazhier.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here