Si u kap mat 20-vjeçari, ishte me 5 të tjerë, u gjet nga policia duke…

0
18

This post has already been read 11 times!

Vihet në pranga një 20-vjeçar, pasi u kap në flagrancë duke transportuar 5 shtetas të huaj nga vendet e treta.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, pas informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas transportonte nga Korça, disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, kapën dhe arrestuan shtetasin R. H., 20 vjeç, banues në Durrës.

Arrestim i tij u bë pasi në fshatin Bradashesh, Elbasan, u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar me mjetin furgon tip “Fiat”, 5 shtetas të huaj.

Në momentin e ndërhyrjes së Policisë ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe nga verifikimet e bëra rezultoni se drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here