Sinoptikani grek paralajmëron: Stuhi dhe përmbytje në Shqipëri, bëhuni gati të shtunën

0
80

This post has already been read 22 times!

Klearhos Marousakis, sinoptikan i televizionit grek Open paralajmëron se Makthi ′′i luleve” do rikthehet në ditët e ardhshme.

Ai e ka fjalën për ciklonin që goditi Greqinë dhe që në fundjavë do të rikthehet me egërsi në shumë pjesë të vendit fqinj.

Por sipas hartave që tregon sinoptikani grek, e rrezikuar është edhe Shqipëria e jugut dhe zona veri perendimore që korespondon me Lezhën e Shkodrën.

AI thotë se këtë të shtunë, moti I keq do të godasë Greqinë me shira dhe stuhi të mëdha në perëndim dhe verilindje.

Rritja e rrezikut të përmbytjeve paraqitet nga ishujt Jon, në zonën e Epirit dhe Peloponezi perëndimor por edhe Maqedonia Lindore, Traka dhe ndoshta Egjeu verilindor.

Ai kërkon organizim para se të jetë vonë.

“Eksperienca ka treguar se paralajmërimet e minutës së fundit nuk janë të mjaftueshme për të organizuar qytetarët dhe autoritetet shtetërore. Kjo është arsyeja pse ne kemi kohë ne sigurohemi që secili nga ana e tij të bëjë atë që duhet”, thotë sinoptikani.

/RDA News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here