Sipërmarrësi shqiptar tregon një qese me dhe: E mora 31 vite më parë kur ika nga Shqipëria

Sipërmarrësi shqiptar Shpëtim Redo ka treguar sesi ka marrë një copë dhe, 31 vite më parë teksa largohej nga Shqipëri. I ftuar në emisionin “Opinion”, ai ka bërë me dije se dheun nuk ia kanë marrë as në Jugosllavi dhe e mban me vete për fat të mirë.

“Jam shumë i lidhur me Shqipërinë. Atë natë që kam ikur kam marrë pak dhe në kufi. Gjithmonë e kam me vete. Quhej brezi i butë. E kam pasur gjithmonë me vete. Besoj është mbarësi. As në Jugosllavi nuk ma kanë marrë. Shqipërinë e kam me vete gjithmonë. E mbaj gjithmonë,”-tha Redo.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *