Situata e pazakontë/ Mjeku shkon tek Infektivi dhe kërkon që të nxjerrë të afërmin me COVID nga spitali sepse…

0
18




Një situatë e pazakontë sot ne spitalin Infektiv. Një qytetar i cili u vetedeklarua si mjek, ishte jashtë Covid1 për të nxjerrë të afërmin e shtruar dje në spital.

Qytetari shprehet se e ka sjellë të afërmin dje rreth orës 11:00, dhe sot kërkon që ta largojë pasi do që ti shërbejë vetë dhe thotë se ishte shumë i zhgënjyer.

‘Unë i them është mirë as nuk është mirë, ajo më thotë jo mos më bjerë në telefon, po si të mos i bie telefonit, për njeriun tim. Dje e kemi sjellë në orën 11:00, vij nga Kashari, dua ta largoj nga spitali, do i shërbej më mirë një mjek vetë, jam i zhgënjyer, po bëhet procedura poshtë, por po ma zvarrisin, ndërkohë që unë s’dua të humbasë minutat se i sëmurë kohën do të fitojë, se po bëri dëmtime sëmundja pastaj është shumë e vështirë, do ta lëvizë me oksigjen’- tha qytetari.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here