Situatë e rënduar në Qafë Thanë, prej 8 orësh e bllokuar

0
20




Situatë e vështirë paraqitet në Qaf Thanë. Pika kufitare vijon të mbetet e bllokuar si pasojë e motit të keq.

Janë disa automjete që presin por nuk mund të kalojnë. Edhe aksi Pogradec-Qaf Thanë i kalueshëm me zinxhirë pasi ka prezencë akulli.

Aksi Qafë Thanë drejt doganës së Maqedonisë i bllokuar prej gati 8 orësh. Dhjetra automjete që presin të kalojnë në dy senset e rrugës.

Shkak është bërë stuhia e dëborës, prania e madhe e saj në rrugë. 3 mjete që janë braktisur nga drejtuesit janë bërë tjetër shkak për këtë bllokim. Pritet ndërhyrja me mjete të vogla borëpastruese për të lëvizur 3 mjetet dhe më pas të vijojë heqja dëborës.

Dhjetra autoritete në zonë, situata është mjaft e vështirë në radhë presin gra e fëmijë. Tek kthesa e Tetovarit dëbora arrin 1.5 metër si pasojë e erës.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here