Duket se situata në pikën kufitarë të Kapshticës paraqitet problematike, si pasojë e fluksit të  punonjësve sezonalë, të cilët kërkojnë të kalojnë kufirin.

Kjo ka shkaktuar radhë të gjata që prej orës 03:00 të mëngjesit.

Deri tani (ora 10:30) kanë kaluar 4 autobusë, rreth 160 punonjës sezonalë.

Në pritje janë dhe 3 autobusë. Punëtorët sezonalë  kanë rezultatet e tamponit me vete dhe garancinë e punëdhënsiët dhe janë në radhë  prej 4 ose më shumë orësh.

Dogana shqiptare kërkon një tampon të  kryer jo më shumë se 3 ditë para, ndërsa pala greke kryen një test të shpejtë për të treguar vërtetësinë e tamponit shqiptar, pasi ka ndodhur shumë herë që ky tampon është falsifikuar.

Ditën e djeshme, në datën 24 maj në Kapshticë kanë hyrë 222 shtetas shqiptarë dhe kanë dalë 182.

Në Qafë-Thanë, kanë hyrë gjithsej 2086 shtetas të huaj dhe shqiptarë dhe kanë dalë 3733.

Vetëm pak ditë më parë autoritetet greke vendosën hapjen e doganës së Kapshticës për punëtorët sezonalë.

Pala greke njoftoi deri më datën 31.05.2021, nga ora 08:00-16:00, do të lejohet hyrja e shtetasve shqiptarë në drejtim të Greqisë, të cilët mbajnë statusin e punëtorit sezonal.

Këta shtetas më parë, do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë COVID-19, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë. Kuota ditore e pranimit është 400 persona, të cilët gjithashtu duhet të plotësojnë formularin e regjistrimit PLF.

Asnjë kategori tjetër nuk do të lejohet të hyjë drejt Greqisë (shërbim taxi, mjete të tonazhit të rëndë apo shtetas me leje qendrimi, shtetas grekë apo europianë të tjerë).

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here