Ska.ndal/ Për.dhunon 4 vite rresht ‘vajzën’ që kur ishte 10-vjeç, sho.kon me dëshminë në gjyq: Unë e…

0
607

This post has already been read 600 times!

Gjykata ka vendosur sot masën “Arrest me burg” për 39- vjeçarin L.K., pasi pë*dhunoi vajzën e bashkëjetueses së tij për 4 vite rresht, që kur ajo ishte 10 vjeç e deri në moshën 14-vjeçare.

Aktualisht vajza është 14 vjeç, ndërsa dyshohet se i arrestuari ka kryer marrëdhënie seksuale me të që kur ajo ishte vetëm 10 vjeçe. Organi i akuzës, krahas dëshmive të vajzës dhe nënës së saj, ka paraqitur prova të pakundërshtueshme që fajësonin 39-vjeçarin, që ishte përgjigjja e ekspertizës mjeko-ligjore e 14- vjeçares.

Gjatë marrjes në pyetje në Komisariatin e Policisë së Durrësit, por edhe para trupit gjykues, 39-vjeçari ka hedhur poshtë akuzat duke u deklaruar i pafajshëm.

Ai ka pohuar se asgjë nuk është e vërtetë dhe se bashkëjetueset e tij e kanë trilluar gjithë këtë histori, pasi kanë dashur që ta përzënë nga shtëpia.

“Nuk është e vërtetë. Ata që më njohin, e dinë të gjithë që nuk mund ta bëj një gjë të tillë. Gjithë këtë histori e kanë trilluar ato, pasi duan që të mos jetojnë me mua. Jam i pafajshëm, është e padrejtë të përfundoj në burg, pasi nuk kam bërë asgjë nga këto që pretendojnë ato”, është shprehur shkurtimisht pasi ka dhënë gjeneralitetet 39-vjeçari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here