S’ka vjedhur, janë falsifikuar dokumentet –


Ish-kryeministri Sali Berisha, tha se akuzat e ngritura ndaj tij dhe familjes nga Departamenti Amerikan i Shtetit janë të pabaza.

Berisha theksoi se ai dhe familja kanë respektuar me rigozitet ligjin dhe ndaj tyre, deri më tani, edhe pse është tentuar e dashur, nuk është hapur asnjë proces gjyqësor. Arsyeja sipas Berishës është se nuk ekzistojnë faktet.

“Në fakt nuk jam në gjendje ta pohoj, se çfarë i shtyu pas tetë vitesh i tërhequr nga drejtimi, se politik jam. Të merret tetë vite më vonë një vendim i tillë, e dinë vetë ata. E rëndësishme është që motivi që kanë shpallur është i bazuar në të pavërteta. Në vlerësimin tim, familjarët e mi, njëlloj si unë kanë respektuar me rigozitetin më të madh ligjin e vetit.

Ndaj tyre gjer më sot, ka akuza dhe asnjë provës, asnjë padi penale. Pse? Sepse s’ka. Sepse kanë respektuar ligjet, jo se s’kanë dashur. Meqenëse fola që do i drejtohem gjykatës, s’flas më gjatë me këtë çështje.

Së pari për çështje të dinjitetit. S’ka gjë më të rëndësishme për mua se sa marrëdhëniet me SHBA. E rëndësishme është dinjiteti njerëzor. Dinjiteti i njeriut është thelbi i njeriut të lirë. Jam përpjekur gjithë jetën ta ruaj, më është cënuar, do e qartësoj deri në fund”, u shpreh ish-kryeministri.

Gjithashtu, Berisha u ndal edhe ndaj akuzave që dhëndri i tij, ka privatizuar kompleksin “Partizani”. Berisha tha se kjo është e pavërtetë, pasi dhe provat e apraqitura janë të njëanshme. Sipas tij, dhëndri nuk ka marrë asnjë centimetër tokë, ndërsa shtoi se për këtë cështje është hapur një proces gjyqësor.

“Emisioni i Arben Malavicës, bazohet totalisht mbi falsitetin. Për këtë qëllim është hapur një proces gjyqësor nga pronarët. Në atë proces gjyqësor, si gazetare, të garantoj do të paraqiten dokumente që i ka fshehur Abren Malavita, miku i Lul Berishës. Do e shihni se kush është ai. Pronarët kanë hapur një proces kundër tij. Kjo është për atë çështje.

Ju them edhe njëherë zero korrupsion. Është manipuluar të paraqitet në atë mënyrë, janë paraqitur dokumente të falsifikuara. Një gjë është i sigurt, dhëndëri im ka aty prona, por s’ka marrë asnjë centimetër pronë. Kur isha në diktaturë dhe vendosa të luftoja për dinjitetin tim, bashkëmoshatarët tuaj vriteshin në kufij. Shqipëria ishte plot burgje. Dua të them me këtë që para dinjitetit nuk vendos asgjë tjetër mbi tokë. Do të rivendos dinjitetin tim në vend”, tha Berisha.





Source link

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *