“Premier League” në Angli është përfshirë nga një skandal pasi mesfushori i njohur i Everton, Gylfi Sigurdsson, ka përfunduar në pranga pas akuzave për pedofili. Futbollisti 31 vjeçar nga Islanda u shoqërua nga policia në shtëpinë e tij. Para arrestimit të tij, klubi njoftoi se pezulloi një nga lojtarët e tij në pritje të përfundimit të hetimeve, por nuk e zbuloi identitetin e tij për arsye ligjore. “The Mirror” bëri më pas me dije se futbollisti për të cilin shkruhej, luan rregullisht për kombëtaren e vendit të tij dhe është 31 vjeç. Media shkruante se ai ishte thirrur për një ndeshje miqësore të premten dhe se bashkëshortja e tij fshiu profilet e saj nga rrjetet sociale në orët e fundit. Kaq të dhëna kanë mjaftuar që lojëtari të identifikohej si Sigurdsson. Këtë e konfirmuan më pas edhe mediat islandeze.

“Gjatë kontrolleve në shtëpinë e tij u gjetën objekte të ndryshme rrëmbimi dhe se lojtari u mor në pyetje në lidhej me krime shumë të rënda ndaj një të mituri”, thanë burimet brenda Policisë. Mediat britanike njoftuan më vonë se Gylfi u la i lirë me kusht pas marrjes në pyetje, në pritje të hetimit të mëtejshëm. /News31

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here