Skandal në Greqi, punonjësit e azilit tallen me të moshuarit dhe videot i postojnë…

Pamje të rënda janë publikuar nga mediat greke ku punonjës të azilit tallen dhe torturojnë të moshuarit në azil.

Në videon që është publikuar, punonjësit abuzojnë me të moshuarën, duke i tërhequr buzën, prekur veshët, hundën dhe tallen me të moshuarën e cila nuk ka fuqi ti ndaloje. Ajo dëgjohet duke i bërtitur dhe kërkuar të largohen nga aty.

Mediat greke raportojnë së ata regjistrojnë “veprimet” e tyre me celularë e më pas e vazhdojnë ‘argëtimin’ duke i postuar ata në rrjete sociale e duke u tallur me ta.

“Ik nga këtu”, thote e moshuara.

Videoja është regjistruar një muaj më parë në ishullin e Kretës dhe nga rrëfimi i familjarëve e dëshmitarëve të tjerë, është mësuar se e moshuara d hunohej e tallej sistematikisht nga punonjësit.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *