Skandal, Shkodra thahet per uje ne temperatura perveluese, ndersa ndermarrja e ujesjelles – kanalizime nuk denjon te jape asnje njoftim per qytetaret qe te marrin masa paraprake.

Me dhjetra mesazhe denoncuese kane mberritur ne redaksine e Shkodranews pasi lagje te tera ne qytet nuk kane uje ne rubinetat e cezmave te tyre prej mengjesit te se shtunes, ndersa mungesa e ujit vijon. Minimalisht nje ndermarrje serioze duhet te njoftoje qytetaret e saj per cdo avari apo nderprerje dhe aq me shume ne keto dite perveluese kur nevoja per uje eshte disa here me e madhe se ne periudha te tjera te vitit.

Kjo sjellje skandaloze eshte deshmia me e mire se qytetari eshte i fundit per institucionet ne Shkoder, qe krejt te kunderten bejne kur ata vonojne pagesen e ujit.

Ndermarrja e UKSH nuk vonon me task forcen e saj te zbarkoje e tu prese ujin e te tregoje forcen, ndersa kur vete eshte koke e kembe ne shkelje fshihet si struci pa dhene asnje sqarim ndonese demi qe shkakton eshte i madh. Dhjetra biznese, familje e institucione ujin e kane jetik, por per UKSH kjo ka pak rendesi. /ShkodraNews



Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here