Skandalet nuk kanë fund në vendin tonë, sidomos kur bëhet fjalë për politikën, e për më tepër kur jemi në një fushatë elektorale. E mbani mend, policin e famshëm, i cili kur shqiptarët ishin nën rrënoja, mori ndihmat që bashkëkombasit kishin dhuruar për të prekurit nga tërmeti? Ai u filmua teksa nga makina e policisë, nxirrte ndihmat dhe i fuste ato në shtëpinë e tij. Pamjet u publikuan ekskluzivisht nga JOQ ALBANIA, dhe ishte pikërisht ky moment që redaksia jonë u sulmua politikisht.

Mirëpo, mesa duket, politika qenka shpatulla e fortë ku u mbështet polici Altin Zekaj, i cili doli i palagur nga ai skandal, edhe pse u arrestua bashkë me gruan pas videos. E themi këtë, pasi bashkëshortja e tij, Valbona Zekaj, i paska mirë punët me politikën, aq sa edhe kandidon për deputete në Tiranë. Emri i saj është i gjashti në listën e Partisë Social Demokrate, me kryetar Tom Doshin. Zekaj mbulon njësinë numër tre dhe duket se është duke u marrë me fushatë këto kohë. Gjithashtu ajo shihet edhe mjaft aktive në rrjetet sociale.

E teksa Valbona është duke mbledhur vota, shqiptarëve u lind e drejta të bëjnë pytjen që të shkon në mendje menjëherë sapo dëgjon lajmin. Nëse Valbona ishte e aftë të vidhte ndihmat në një situatë të vështirë, imagjino se çfarë mund të bëjë nëse vihet deputete? Epo miq, jetojmë në Shqipëri, mos u habisni nga ky skandal, të tjera na presin.

Foto e viteve më parë!

Altin Zekaj, Valbona Zekaj





Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here