Skandali me konservatoritetin e Britney Spears nuk ka fund. Përveç vendimeve të ndërmarra nga këngëtarja të diktuara nga babai i saj, e ëma e yllit të Popit e ka detyruar atë t’i japë fund martesës 55-orëshe me mikun e fëmijërisë, Jason Alexander. Avokati i Britney-t është shprehur se çifti nuk donte të divorcohej, por Lynne Spears dhe ekipi menaxhues i këngëtares ndërhynë që ata të ndaheshin. “Ishte nëna që ndërhynte dhe po përfshihej në jetën e vajzës së saj. Ajo erdhi në Las Vegas, e nxori Jason jashtë loje dhe i dha atij një biletë avioni për t’u kthyer në shtëpi”, u shpreh avokati.

Në janar të vitit 2004, Britney u martua me Alexander, por dasma u anulua pas 55 orësh nga një peticion që thoshte se Britney “nuk ishte e ndërgjegjshme për veprimet e saj”. Avokati i divorcit tha se Alexander e kontaktoi atë pas ndarjes duke kërkuar ndihmë ligjore. “Jason ishte i hutuar sepse e donte Britney dhe nuk donte ta lëndonte, por ai kishte shumë frikë nga nëna e saj dhe skuadra e menaxhimit. Unë me të vërtetë besoj se kjo ngjarje kishte një ndikim të dëmshëm në jetën e Britney Spears mënyrën se si ajo është kontrolluar dhe çmimin që ka paguar”, deklaroi ai. /News31

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here