Ka filluar pak më parë seanca për caktimin e masës së sigurisë për Kryebashkiakun e Lushnjes dhe disa zyrtarëve të lartë dhe 2 administratorëve.

Në kërkesën që SPAK ka depozituar në gjykatë kërkin masën e sigurisë “Arrest me burg” për 7 prej tyre, ndërsa në masën “Arrest shtëpie” 4 të tjerë. SPAK i akuzon këta persona për shpërdorim detyre, falsifikim dokimentesh dhe shkelje të barazisë në tendera.

Sipas Prokurorisë së Posaçme këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë favorizuar një kompani për rehabilitimin e nja kanali vaditës në Lushnjë me vlerë 24 mln lekë.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here