Sekretari i Shëndetësisë ne Britani, Matt Hancock, ka thyer heshtjen pasi mediat vendase i publikuan fotot ku dukej duke u puthur me sekretaren e tij në korridoret e ministrisë. Në një deklaratë ministri ka thënë se ka thyer rregullat e distancimit fizik dhe pranon të jetë puthur me ndihmësen e tij, Gina Coladangelo.

“Unë pranoj që kam shkelur udhëzimet për distancimin shoqëror në këto rrethana, jam shumë i penduar. Unë mbetem i përqendruar në punën për të nxjerrë vendin nga kjo pandemi dhe do të isha mirënjohës për privatësinë për familjen time për këtë çështje personale“, ka thënë ai.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here