Policia e Elbasanit ka zbardhur ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në qytet, ku trupi i një burri u gjet i pajetë në lagjen “Vullnetari”. Sipas Policisë, viktima është shtetasi Ramazan Kupi, i cili jetonte i vetëm në banesë, na lagjen ku dhe u gjet i vdekur. Mësohet se 69-vjeçari ka prerë damarët dhe më pas është hedhur nga kati i katërt i pallatit, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit  paraprak të dhënë për një person të gjetur pa shenja jete në anë të rrugës në lagjen “Vullnetari”, Elbasan,  ju informojmë se:

Nga veprimet hetimore të kryera  nga grupi hetimor  nën drejtimin  e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan  rezulton se trupi i pajetë i përket shtetasit Ramazan Kupi, 69 vjeç, banues në Elbasan.

Nga kqyrja e turpit  dhe e banesës  rezultoi se ky  shtetas jetonte i vetëm  në banesë  dhe dyshohet se  ka prerë damarët e duarve me mjet të mprehtë (thikë) dhe më pas është vetëhedhur nga kati i 4 i pallatit ku banonte.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Paraprakisht u tha se viktima ishte vrarë për shkak se kishte plagë të rënda në kokë, mirëpo zyrtarisht sipas Policisë ato i janë shkaktuar nga rënia prej lartësisë.

Trupi u  dërgua në morgun e spitalit të Elbasanit aty ku u hodh më shumë dritë mbi shkaqet e humbjes së jetës. Në deklaratën zyrtare policia bën me dije se trupi i pajetë i përket shtetasit Ramazan Kupi 69 vjeç, banues në Elbasan.

Nga kqyrja e turpit  dhe e banesës  rezultoi se ky  shtetas jetonte i vetëm  në banesë  dhe dyshohet se  ka prerë damarët e duarve me mjet të mprehtë (thikë) dhe më pas është vetëhedhur nga kati i 4 i pallatit ku banonte.

(E.K/Faxweb.al)

loading…

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here