Një shtetas maroken denoncoi sot se është dhunuar keq brenda ambienteve të komisariatit të Durrësit. Ai u shfaq me shenja të shumta në fytyrë dhe i nxirë në pjesën e syve. Menjëherë pas kësaj reagoi vetë policia. Blutë e qytetit bregdetar njoftuan se shtetasi maroken nuk është dhunuar nga policia, por nga kamarieri i një lokali, pasi ka shkuar në gjendje të dehur dhe ka shqetësuar klientët.

Së fundmi janë publikuar edhe pamjet kur marokeni dhunohet nga kamarieri. Ky i fundit e shemb me grushta të riun, i cili duket se po shqetësonte klientët.

Policia njoftoi:

Shtetasi E. V., është shoqëruar në ambientet e komisariatit për sqarime të mëtejshme ku ka deklaruar se shtetasi maroken kishte shkuar me sy të nxirë, në gjendje të dehur në ambientet e lokalit ku ai punon duke shqetësuar klientët. Pasi i ka kërkuar të dalë nga ambientet e lokalit ai e ka kundërshtuar duke e goditur, dhe për vetëmbrojtje e ka goditur edhe shtetasi E.V., duke i shkaktuar dëmtime.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here