Skuadra e njohur humb titullin në ndeshjen e fundit, kundërshtarët shkruajnë emrin me gërma kapitale, kampionë për herë të parë në histori

Një dramë e vërtetë ka qenë fundi i kampionatit në Slloveni. Një javë para përfundimit, ishte Maribori që kryesonte, me 3 pikë më shumë se ndjekësit e Mura.

Megjithatë java e fundit kishte rezervuar një përballje pikërisht mes këtyre dy skuadrave.

Në fund triumfoi Mura me rezultatin 3-1 dhe në fund morën kryesimin e renditjes, për shkak të ndeshjes direkte, pasi sfida e parë ishte mbyllur në barazim pa gola.

Ky është titulli i parë kampion në histori për klubin e Muras, aty ku festa pas përfundimit të ndeshjes ka qenë e madhe.

.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *