Puntatën e sotme në Përputhen 40 janë publikuar pamje të tjera nga debati mës Naunit dhe Linditën në takimin e bujshëm të tyre.

Pas fjalëve të rënda të publikuara një javë më parë, një tjetër pjesë debati nxorri produksioni sot.

Në pamje duket debati që ata bënë për një foto në story, që sipas Naunit nuk ka qenë instagrami i tij zyrtar por faqe fansash.

“Unë nuk i kërkoj kurrë falje asaj femre dhe jam më i bindur se kurrë që kam pasur të drejtë. I kërkoj falje çdo nëne, çdo vajze në të gjithë Shqipërinë, sepse ishin të rënda, po asaj nuk i kërkoj sepse e nisi me qëllim për të më sulmuar. E nisi me ofendime, me shantazhe dhe thashetheme,” tha Nauni.

Ndërsa Lindita u shpreh e indinjuar duke thënë se kishte ngelur me trauma nga ato fjalë dhe se i vinte turp nga djemtë.

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here