Luani tmerron gazetarin shqiptar, o bos hiqe te lutem se kam shume frike

Gazetari i MCN Gerti Çarcani ka kaluar një moment tepër të frikshëm për të teksa është përballur me një luaneshë gjatë një interviste në një kompleksi në Durrës.

Çarcani ka kërkuar vazhdimisht largimin e saj nga oborri.

Ky i fundit ka kërkuar vazhdimisht largimin e saj nga oborri i kompleksit, ndërsa presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu, edhe pse në siklet nuk kërkon asgjë, madje ka organizuar gjithçka për të trembur gazetarin.

PJESË NGA BISEDA:

Gerti Çarcani: Kam fryk mo! Jo këtu të lutëm. Jo këtu se kam frikë. O boss jo të lutem! Na e ço andej, të lutëm! S’na njeh ne. Po vjen prapë po hiqet.

Edmond Hasanbelliu: Prit të marrë veten ky. I thashë dy kameramanëve që të filmojnë kur të vijë luani, por nuk erdhi fort që të hidhej.

Pasi luanesha bën një xhiro në oborr, kthehet më pas në vendin e saj, duke ndjekur nga prapa të zotin.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *