Sonte është finalja e “Kënga Magjike” dhe fansat duan rikthimin e Sonit me Flori Mumajesin

  • Bëri goxha bujë pak javë më parë rikthimi i Soni Malajt në “Kënga Magjike” me baladën “Versioni im”, që është shkruar nga Flori Mumajesi. Kjo pasi dyshja u bënë sërish bashkë shumë vite pasi ndanë rrugët e tyre.  Ndërkohë, ditën e sotme, vetëm pak orë para finales së “Kënga Magjike”, Soni ka publikuar në rrjete sociale disa foto nga prapaskena, ku në foton e tretë shihet krah Florit. Ndonëse e treta, kjo foto ka marrë vëmendjen e gjithë fansave, të cilët i kanë komplimentuar pafund. Shumë prej tyre shkruajnë se shkojnë shumë si çift, ndërsa të tjerë kërkojnë rikthimin e tyre me një bashkëpunim si “Fluturimi 3470”.

“Soni-Flori sa shkoni bashkë. Rikthimi edhe në dashuri do ish mrekulli! Zoti ju bekoftë!”

“O zot sa shkon me Florin!”

“Suksese Soni… sa bukur dukeni të dy me Florin”

“Shkoni shumë të dy me Florin”

“O zot sa shkoni me Florin, kënaqësi t’ju shoh prapë bashkë”.

“Duan një rikthim të “Fluturimi 3470.”

“Sa bukur fotoja e 3, çfarë shkëlqimi duket në sytë tuaj!”

a”
data-cycle-paused=”true”
data-cycle-prev=”#gslideshow_prev”
data-cycle-next=”#gslideshow_next”
data-cycle-pager=”#gslideshow_pager”
data-cycle-pager-template=” 
data-cycle-speed=”750″
>
20210529_173830

20210529_173801

20210529_173738

20210529_173720

20210529_173657

20210529_173643

20210529_173625

20210529_173611

20210529_173553

<
>

Kujtojmë se Soni dhe Flori ishin një nga çiftet e preferuara të shqiptarëve rreth një dekadë më parë. Ata vodhën zemrën e të gjithve me këngën më të ndjerë të dashurisë ‘Fluturimi 3470’ apo kur deklaronin se të dy mund të jetonin edhe në kasolle, vetëm të ishin bashkë. Pak kohë më parë pas zhurmës së shkaktuar, Soni tha në një intervistë se e vlerësonte jashtëzakonisht shumë gjithë punën dhe vëmendjen profesionale në këtë moment të vështirë të jetës që Flori i kishte dhënë, pasi para disa javësh humbi të ëmën. Soni u shpreh se ata kanë qenë ndër vite në kontakt me njëri-tjetrin dhe gëzojnë shumë respekt. (KLIKO) A do kemi rikthimin që fansat aq shumë e duan? Mbetet për tu parë, ndërkohë ne po kryqëzojmë gishtat që kjo të ndodhë.

/News31

.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *