Dita Ndërkombëtare e Punës festohet çdo vit më 1 maj për të shënuar arritjet e punëtorëve dhe për të përhapur ndërgjegjësimin rreth shfrytëzimit.

Në 1889, Kongresi Marksist Ndërkombëtar Socialist miratoi një rezolutë për një demonstratë të madhe ndërkombëtare në të cilën u kërkua që punëtorët të mos detyroheshin të punonin për më shumë se 8 orë në ditë.

Pas kësaj, ajo u bë një ngjarje vjetore dhe 1 maji u festua si Dita e Punës, shkruan “Office Holidays”.

Më parë, punëtorët detyroheshin të punonin për 15 orë në ditë dhe në vitin 1886 ata u bashkuan dhe filluan të ngrenë zërin për të drejtën e tyre. Ata organizuan një protestë ku kërkuan të punonin 8 orë në ditë dhe të pajiseshin me leje me pagesë.

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve festohet më 1 maj dhe çdo vit përcaktohet një temë që simbolizon përpjekjet e punës.

Tema e vitit 2021 nuk është njoftuar ende, megjithatë, ajo do të shpallet së shpejti.

Në vitin 2019, tema për ditën e punës ishte, “Bashkimi i Punëtorëve për Përparimin Social dhe Ekonomik”.

Në këtë ditë, bëhen protesta, greva dhe marshime.

Sidoqoftë, kësaj here festa do të duket pak më ndryshe për shkak të situatës aktuale të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi./Konica.al



Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here