“Sot kishte datëlindjen, po të ishte fëmija i saj a do e kishte …?”. Babai i 29-vjeçarës na copëtoi zemrën: Babi tha kam…





Babai i 29-vjeçares Ardita Muça e cila ndërroi jetë papritur 5 ditë pas lindjes së vajzës së dytë ka drithëruar sot teksa ka folur në emisionin ‘Shqipëria Live”.

Babai i të ndjerës, Eduart Hersi, u shpreh se e kishte gocën si “kokrra e mollës”.

“Ka patur hemorragji të brendshme, nga erdhi? Pse e nxorën nga spitali pas dy ditësh?  Nuk më ka treguar gjë nëse ka patur shqetësime. Edhe kur ka dalë nga spitali e pyeta si je, mirë më tha. Kam dhimbje barku më ka thënë. I thashë shko në spital, e tha se do ikte pas dy ditësh edhe për të vizituar djalin”, tha zoti Hersi.

Ky i fundit shton se të nesërmen i ka ndërruar jetë e bija. Ai shton se si prind, mendon se përgjegjëse për vde.kjen e saj është doktoresha.

“Nuk duhej të ma nxirrte gocën për dy ditë. Po të ishte fëmija i vet a do e nxirrte? Kurrë. Lek ka marrë, të gjitha i ka marrë. Unë bëj drejtësi vetë, por nuk dua. Dua që të mos i ndodhë dikujt tjetër ajo që i ndodhi vajzës sime. Ajo sot bënte 29 vjeçe, e në vend që të festoja ditëlindjen, e futa në dhe”, shpërthen në lot babai i së ndjerës.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *