Iris Luarasi ka bere nje deklarate te forte në emisionin “Bardh a Zi” kur tha se sot jemi dëshmitarë të prostitucionit që ushtrohet në të gjithë vendin me studente dhe vajza më të reja në mosha.
“Të gjithë jemi dëshmitarë që ndodh prostitucion në të gjithë Shqipërinë, me studente dhe goca të shkollës së mesme. Në fshatra, në qytete”, tha Luarasi.
Ajo shtoi se është shumë e trishtë kur shikon vajza të reja që prostituojnë për një çantë ndërsa theksoi se kjo shkon deri në nivele ekskortash.
“Është shumë e keqe kur shikon vajza të reja kur prostituojnë për një çantë. Ka edhe nivele ekskortash. Prostitucioni krijon dy viktima në të njëjtën kohë. Është çështje e primitivizmit të burrave, Kjo është ajo që them që më mirë legalizoje dhe ai shkon në shtëpi publike”, u shpreh Luarasi.