“Sot u bu.rgos një nga 3 kardiokirurgët më të mirë të Ballkanit”, kolegu i kardiologut thirrje Ramës: Thoni të vërtetën

0
13










Kolegu i Edvin Priftit, mjeku kardiolog Petrit Vargu i bënë thirrje qeverisë që të tregojë të vërtetën siç është dhe jo si i intereson pushtetit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vargu shkruan se Edvini ishte shef departamenti pasi ishte emëruar nga komisioni i i cili varet politikisht nga Rama, ndërsa shton se ai gjithashtu është firmosur dy herë nga ministrja e Shëndetësisë.

Sipas Vargut, arrestimi i Edvin Priftit erdhi pas një përplasje të mjekut me drejtorin i cili sinjalizoi për të ‘mbrapa krahëve’. Ai i bën thirrje që të tregohet e gjithë e vërtet, jo vetëm siç i intereson pushtetit.

Postimi i plotë i Petrit Vargut:

Pa hyre ne kopetencat e gjykates dua te theksoj qe Edvini nuk ishte shef departamenti i zgjedhur nga mjeket. Por shef sherbimi ,i emeruar nga komisioni juaj thellesisht politik Z.Kryeminister.

Ne te bente pjese nje kontabiliste, nje inxhinier mekanik ose klarinetist sic i thojne mjeket dhe disa persona te tjere te emeruar nga ju. Biles thojne qe ministrja juaj e ka firmosur dy here emerimin,mbas polemikave te shumta qe pati.

Persa i perket sinjalizimit qe ka bere drejtori iu kujtoj qe drejtori nuk eshte aty per te sinjalizuar mbrapa krahve ,por per te deklaruar shkeljen dhe te marre masat e nevojshme.Ne spital flitet per nje polemike midis drejtorit dhe doktorrit qe ju zute ne goje sot Z.Kryeminister.

Keshtuqe nese eshte e vertet gjeja duhet te thuhet e tera dhe jo vetem ajo qe i intereson pushtetit.Edhe deklarata juaj dy ore para se te merrej vendimi nga gjykatesja ,nuk me duket shume korrekte Z.Kryeminister.Do ndjek me shume vemendje se si qendron e verteta,ndoshta Edvini ka gabimet e tij nuk e perjashtoj.Por per nje gje jam i sigurt.Sot ne burg ka hyre nje nder 3 kardiokirurget me te medhenj te ballkanit.Kush me njeh e di se sa genjej une.

P.S.Askush mos ta lexoj kete status si mbrojtjen e ndonje individi ,por thjesht si nje diskreditim i shendetsise shqiptare.Qe nga Tirja deri ne nivelet me te larta.”

 










LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here