Sot u vaksinuan 13.826 qytetarë, në total mbi 200 mijë

0
6






Sot shënohet dita e 9-të nga vaksinimi masiv, ku në total gjatë ditës janë kryer 13.826 vaksina, një shifër kjo më e lartë se dje ku u injektuan 7.386 doza.

Që fillimi i fushatës së vaksinimit që ka nisur në datën 11 janar, përfshirë mësuesit, të moshuarit e mjekët, janë vaksinuar 206,708 qytetarë. Numrin e bën me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në rrjete sociale.

Procvesi i vaksinimit masiv ka vijuar me ritme të shpejta dhe kjo vërehet në shifrat që bëhen me dije ditë pas dite. Me nisjen e vaksinimit masiv 9 ditë më parë Shqipëria ka shënuar rekord në injektimin e vaksinave antiCOVID për sa i përket dozave javore për 100 banorë duke lënë pas vendet më të mëdha të Evropës si Gjermania, Italia apo Franca dhe të gjitha vendet e rajonit, përfshirë edhe Serbinë.

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja kanë bërë me dije se objektivi është arritja deri në 500 mijë vaksinime deri në muajin maj me qëllim që sezoni turistik të mos ketë kufizime në orare. Aktualisht po vaksinohen të moshuarit +65 vjeç, gazetarët, operatorët, policët e ndërsa nisë për të moshuarit të moshave 60 vjeç të sëmurë kronikë. Më pas, vaksinimi do të shtrihet të fasoneritë që kanë qenë një nga vatrtat kryesore të infektivit dhe te stafi i strukturave akomoduese.

.






LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here